Ndërlidhjet

Thaçi: Paralajmërohet formimi i Forcës së Armatosur të Kosovës


Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot në Prishtinë, gjatë manifestimit qendror për Ditën e Pavarësisë, se Kosovën e ndajnë javët deri te formimi i Forcave të Armatosura.

Kjo strukturë e re mbrojtëse, sipas tij, do të jetë vazhdimësi e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por me kapacitete të tjera, duke përfshirë edhe elementin e mbrojtjes, përkatësisht të ushtrisë.

"Ky do të jetë parakalimi i fundit i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e përvjetorit të pavarësisë, pasi vitin e ardhshëm ky institucion do të njihet me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës", ka thënë me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG