Ndërlidhjet

Lituania, referendum për shitjen e tokave


Flamuri i Lituanisë - foto ilustruese
Flamuri i Lituanisë - foto ilustruese
Lituania do të organizojë referendum për mbajtjen në fuqi të ndalesës për të huajt që të blejnë tokë.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se 300,000 nënshkrimet e nevojshme për të thirrur votimin, tashmë janë mbledhur.

Vendi baltik ka premtuar se do të shfuqizojë ndalesën pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 2004. Atij i është dhënë kohë deri në maj të këtij viti për të bërë një hap të tillë.

Por, aktivistët thonë se lejimi i të huajve për të blerë tokë, do të rrisë çmimet për banorët lokalë.

Sondazhet e opinionit tregojnë se dy të tretat e lituanezëve kundërshtojnë blerjen e tokave nga të huajt.
XS
SM
MD
LG