Ndërlidhjet

Grupi xhihadist merr përgjegjësinë për sulmin ndaj turistëve


Sinai
Sinai
Një grup militant islamik, me bazë në Gadishullin e Sinait, ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë kundër një autobusi turistësh.

Sulmi i së dielës ka ndodhur pranë kufirit të Egjiptit dhe ka vrarë tre turistë koreanojugorë dhe shoferin egjiptian.

Ky ka qenë sulmi i parë kundër turistëve në Egjpt që prej rrëzimit të presidentit islamik, Muhammad Morsi, nga ushtria, në muajin korrik.

Në deklaratën e publikuar në forumet xhihadiste, grupi Ansar Bayt al-Maqdishas ka thënë se sulmi është kryer nga një prej luftëtarëve të tij dhe se është pjesë e “luftës ekonomike” kundër qeverisë së mbështetur nga ushtria.

Grupi, i frymëzuar nga Al Kaida, ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme të mëparshme.
XS
SM
MD
LG