Protestuesit anti-qeveritar kanë marr nën kontroll zyrat e partisë qeverisëse të presidentit Viktor Yanukovych në Kiev.
Protestuesit kanë shtënë me koktej mollotov ndërsa kanë thyer edhe xhamat e ndërtesës së zyrës së Partisë së Rajonit të martën.
Forcat e shumta të policisë kanë shtënë me plumba gome dhe shok-granata pasi protestuesit thyen kordonin policor para ndërtesës së parlamentit.
Qindra protestues marshuan në drejtim të parlamentit ukrainas me kërkesën për reformë zgjedhore, e cila do t’i reduktonte pushtetin presidentit Yanokovych.
Brenda parlamentit ndërkaq, opozita ka bllokuar foltoren pasi kryetari i kuvendit refuzoi që të përfshijë në rend të ditës nismën për reforma zgjedhore.
Lideri opozitar Vitali Klitschko i ka bërë thirrje Yanukovych që të tërheq policinë nga rrugët, pas përleshjeve të sotme.
Klitschko po ashtu ka bërë të ditur se opozita është e gatshme që të formojë qeverinë e re në Ukrainë.
Opozita i bëri thirrje presidentit Viktor Yanukovych që të dorëhiqet dhe të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.