Ndërlidhjet

ShBA fton Yanukovych t’i jap fund dhunës në Kiev


Ukrainë - Një polic shtinë me armë ndaj protestuesve, gjatë përleshjeve me demonstruesit në qendër të Kievit, 18 shkurt, 2014
Ukrainë - Një polic shtinë me armë ndaj protestuesve, gjatë përleshjeve me demonstruesit në qendër të Kievit, 18 shkurt, 2014
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje të martën presidentit Viktor Yanokovych që t’i jap “fund” dhunës në Kiev.

Një zëdhënëse e Këshillit Kombëtar Amerikan të Sigurisë tha se Washingtoni është e tmerruar nga dhuna ndërmjet të policisë dhe demonstruesve që shkaktoi edhe viktima të martën.

“Jemi të tmerruar nga dhuna që po ndodh në qendër të Kievit. I bëjmë thirrje presidentit Yanukovych që menjëherë të de-shkallëzojë situatën dhe t’i jap fund konfrontimeve në Maydan”, ka thënë zëdhënësja Laura Lucas Magnuson.

Më herët gjatë ditës, Moska zyrtare ka fajësuar shtetet perëndimore se janë përgjegjëse për dhunën në Kiev, meqë po ua mbajnë anën kryengritësve anti-qeveritar.
XS
SM
MD
LG