Ndërlidhjet

Ivanoviq mbetet në burgun e Prishtinës


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka anuluar një vendim të mëhershëm të një gjykatësi me të cilin kryetari i nismës qytetetare “Serbia, demokracia, drejtësia” Olliver Ivanoviq do të transferohej në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, njoftoi avokati i tij mbrojtës Nebojsha Vllajiq.

“Kjo nënkuton se është aprovuar ankesa e prokurorit, i cili ishte kundër transferit të tij”, ka deklaruar Vllajiq për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Avokati mbrojtës, ndërkaq paralajmëroi se do të bëjë edhe një kërkesë tjetër ditën e mërkurë, meqë vlerësonm se gjykata “ka nxjerr vendim të padrejtë, dhe pa asnjë arsyetim”.

Vllajiq ka shtuar se në karrierën e tij pesëmbëdhjetë vjeçe në gjyqësorin e Kosovës ky “është rasti i parë kur prokurori publik ankohet për transferin e një të paraburgosuri, nga një qendër në tjetrën”.

“Vendimi është tendencio, dhe i motivuar nga arsye të tjera, e jo nga ligji”, ka vlerësuar avokati mbrojtës.

Olliver Ivanoviq është arrestuar më 27 janar, nën dyshimet për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG