Ndërlidhjet

Vriten 33 nga sulmet gjithandej Irakut


Ilustrim
Ilustrim
Dhuna në Irak ka shkaktuar vdekjen e 33 njerëzve të martën, gjysma e të cilëve pësuan nga sulmet me makina bomba në rajonin e Bagdadit, njoftojnë autoritetet.

Qeveria shiite në këtë shtet po bënë përpjekje që të ulë nivelin e dhunës në nivel vendi, mirëpo përpjekjet e saja me operacione të shumta ushtarake në zonat sunite nuk po japin rezultat.

Shpërthimet në kryeqytetin irakian dridhën katër qarqe, duke lënë 10 të vdekur.

Ndërsa shpërthimi i tri makinave bombë në Hilla, në jug të Bagdadit, lanë të vdekur pesë veta, kurse i detonimi i makinës së katërt bombë në Mussayib, vrau katër të tjerë.

Në krahinën veriore Nineveh, dhuna ka shkaktuar vdekjen e 14 personave, përfshirë një civili dhe gjashtë forcave të sigurisë.

Në qytetin Fallujah, në afërsi të Bagdadit, dhe në disa pjesë të Ramadit, luftëtarët anti-qeveritar mbajnë kontrollin e tyre.

Sulmet dhe përleshjet ndërmjet të forcave militante dhe ushtrisë, kanë lënë mbi 500 të vdekur vetëm gjatë këtij muaji, kurse nga fillimi i vitit shifrat arrijnë në 1450 të vrarë, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.
XS
SM
MD
LG