Ndërlidhjet

Yanukovich: Opozita të distancohet nga “radikalët”


Pamje e Sheshit të Pavarësisë në Kiev gjatë përleshjeve të mbrëmshme ndërmjet protestuesve dhe policisë
Pamje e Sheshit të Pavarësisë në Kiev gjatë përleshjeve të mbrëmshme ndërmjet protestuesve dhe policisë
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, ka kërkuar nga liderët e opozitës që të distancohen nga “radikalët”, duke u tërhequr vërejtjen se nëse këtë nuk e bëjnë, ai do të “bisedoj ndryshe” me ta.

Në deklaratën e zotit Yanukovich theksohet se disa pjesëtarë të opozitës e kanë kaluar linjën e lejuar, kur ata, siç ka dyshime, kërkuan nga mbështetësit të sjellin armë për demonstruesit në sheshin kryesor në kryeqytetin Kiev.

Presidenti Yanukovich këta njerëz i cilësoi si “kriminelë”dhe tha se ata do të ballafaqohen me drejtësi në gjykatë.

Ai ka theksuar se “ende nuk është shumë vonë për ta përfunduar konfliktin”.

Së paku 25 vetë janë vrarë në përleshjet e mbrëmshme ndërmjet protestuesve antiqeveri dhe policisë, përfshirë edhe 7 policë të vrarë nga të shtënat me armë.
XS
SM
MD
LG