Ndërlidhjet

Vjenë: Vazhdojnë bisedimet për programin atomik iranian


Zyrtarja e lartë e BE-së Catherine Ashton dhe ministri i jashtëm iranian Javad Zarif në takimin në Vjenë
Zyrtarja e lartë e BE-së Catherine Ashton dhe ministri i jashtëm iranian Javad Zarif në takimin në Vjenë
Zyrtarët e lartë nga gjashtë fuqitë botërore dhe Irani, sot për të dytën ditë me radhë, në Vjenë bisedojnë për programin atomik iranian.

Të dy palët i kanë përshkruar bisedimet e djeshme si “substanciale”.

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, i cili e udhëheq delegacionin e Iranit në këto bisedime, tha se shpreson se deri në muajin korrik, mund të finalizohet marrëveshja atomike

Bisedimet në Vjenë paraqesin rundin e parë të negociatave të nivelit të lartë, prej se është arritur një marrëveshje e përkohshme më 24 nëntor të vitit të kaluar, sipas së cilës Irani i ka ndalur disa aktivitete bërthamore, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG