Ndërlidhjet

Pillay: Koreja Veriore të dërgohet në gjykatë


Navi PIllay
Navi PIllay
Komisionarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, ka kërkuar që fuqitë botërore ta paraqesin Korenë Veriore te prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas raportit të OKB-së që dokumenton krime kundër njerëzimit në këtë vend.

Shefat e sigurisë së Koresë Veriore, e me gjasë edhe vetë lideri Kim Yong-un, duhet të ballafaqohen me drejtësinë ndërkombëtare për torturë sitematike, vdekje nga uria, dhe vrasje, që mund të krahasohen me mizoritë e periudhës së nazizmit, thanë pardje hetuesit e Kombeve të Bashkuara.

Udhëheqësi i hetuesve, Michael Kirby, ka rekomanduar që Kombet e Bashkuara ta paraqesin rastin e Koresë Veriore në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, ose ta krijojnë një tribunal special.
XS
SM
MD
LG