Ndërlidhjet

BE: Mbledhje urgjente për Ukrainën


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i ka ftuar ministrat e jashtëm të vendeve anëtare, për një takim urgjent nesër në Bruksel, lidhur me Ukrainën.

Zonja Ashton ka thënë sot se “të gjitha opsionet e mundshme” duhet të shqyrtohen, përfshirë “masa kufizuese kundër atyre që janë përgjegjës për represion dhe shkelje të të drejtave të njeriut”.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se pret “masa të shënjestruara kundër atyre që janë përgjegjës” për dhunën në Kiev të Ukrainës dhe për përdorim të forcës së tepruar gjatë protestave.

Ministria e jashtme e Rusisë, zhvillimet e fundit në Ukrainë, i ka përshkruar si përpjekje për “marrjen me forcë të autoritetit”.

Poashtu, ajo ka kërkuar që liderët opozitarë ta ndalin “gjakderdhjen” në vendin e tyre dhe ta vazhdojnë dialogun.
XS
SM
MD
LG