Ndërlidhjet

Zeman mund të tërheqë ftesën për Yanukovychin


Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman.
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman.
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, mund të tërheqë ftesën për presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovych, që të vizitojë Pragën, nëse dhuna në Kiev vazhdon.

Zëdhënësi i Zemanit, Jiri Ovcacek, ka thënë se “presidenti dënon fuqishëm dhunën dhe e konsideron të papranueshme”.

Së paku 25 njerëz kanë vdekur në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve antiqeveritarë, të martën në Kiev.

Yanukovych është ftuar në Pragë që të marrë pjesë në samitin e Programit të Partneritetit Lindor të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në prill.
XS
SM
MD
LG