Ndërlidhjet

Obama: Ukraina të lëvizë kah qeveria e unitetit


Presidenti Barack Obama
Presidenti Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se marrëveshja e arritur për pushim të armiqësive ndërmjet qeverisë dhe protestuesve, ndoshta “do të qëndroj”, por përfundimisht, Ukraina duhet të lëvizë kah qeveria e unitetit dhe zgjedhjet e lira dhe korrekte.

Këto komente zoti Obama i bëri mbrëmë vonë në Meksikë, disa orë pasi presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich, dhe liderët opozitarë, arritën marrëveshje për pushim të armiqësive dhe për fillimin e bisedimeve direkte për përfundimin e krizës së përgjakshme në këtë vend.

Presidenti Obama tha se ai nuk i sheh përleshjet e dhunshme në Ukrainë dhe Siri, ndërmjet qeverive dhe popullit të tyre, si pjesë e “Lojës së shahut të Luftës së Ftohtë”, ku garojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Obama tha se megjithqë Rusia ka ndikim në të dy qeveritë, trazirat në këto dy vende janë ngritur nga populli që insiston në të drejta fundamentale.
XS
SM
MD
LG