Ndërlidhjet

Rusi: Perëndimi akuzohet për shantazh ndaj Ukrainës


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka përshkruar ndalesën e dhënies së vizave për zyrtarët ukrainas nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimet për sanksione të ngjashme nga Bashkimit Evropian, si “shantazh”.

Duke folur sot në Bagdad të Irakut, ku gjendet për vizitë, zoti Lavrov, poashtu, i ka akuzuar “ekstremistët dhe personat e linjës së fortë” në Ukrainë, që po synojnë nxitjen e luftës civile.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, sot më herët gjatë ditës, tha se Rusia, që i ka premtuar 15 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës, do të dëshironte një qeveri të fuqishme në Kiev, e jo një qeveri “të dëgjueshme”.
XS
SM
MD
LG