Ndërlidhjet

Gjermani: U arrestuan tre rojtarë të dyshuar nazist të Aushvicit


Kampi Aushvic në vitin 1945 pas lirimit nga forcat ruse
Kampi Aushvic në vitin 1945 pas lirimit nga forcat ruse
Në Gjermani janë arrestuar tre ish-rojtarë të njësiteve naziste SS në kampin e vdekjes Aushvic. Arrestimet janë bërë gjatë disa ndërhyrjeve nëpër shtëpi.

Prokurorët gjermanë thanë sot se tre të dyshuarit e arrestuar janë të moshës 88, 92 dhe 94 vjeçare.

Ata janë të dyshuar se kanë marrë pjesë në vrasjet në Aushvic, në Poloninë e okupuar, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë vrarë më se një milion njerëz, shumica prej tyre hebrenj evropianë.

Gjykatat gjermane i kanë ndjekur kriminelët nazistë të luftës, vetëm nëse ka pasur dëshmi se ata personalisht i kanë kryer mizoritë.

Por, në vitin 2011, një gjykatë në Munih e ka dënuar personin John Demjanjuk, i lindur në Ukrainë, me 5 vjet burg, për bashkfajësi në asgjasimin e hebrenjëve në kampin Sobibor.

Me këtë rast është krijuar një precedent, që të gjithë rojtarët e kampeve të vdekjes mund të ndjeken dhe dërgohen para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG