Ndërlidhjet

Jahjaga diskuton thellimin e bashkëpunimit me Jordaninë


Presidentja Jahjaga në Jordani
Presidentja Jahjaga në Jordani
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur të enjten me nderime të larta shtetërore në oborrin mbretëror të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë nga Mbreti Abdullah.

Presidentja Jahjaga dhe Mbreti Abdullah kanë theksuar rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si dhe kanë diskutuar për çështjen e konsolidimit të mëtutjeshëm ndërkombëtar të Kosovës dhe ndihmën që Jordania mund t'i japë në fushën e njohjeve të mëtutjeshme, njofton Presidenca.

Jahjaga po qëndron në Jordani për një vizitë dyditore.
XS
SM
MD
LG