Ndërlidhjet

Së paku 20 të vrarë në Irak


Irak - foto arkivi
Irak - foto arkivi
Së paku 20 persona janë vrarë nga një sulm me mortaja në jug të Bagdadit.

Raportet thonë se mortajat kanë goditur një zonë të banuar në Masajib, qytet i populluar me shumicë shiite.

Nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmin.

Shumica shiite e Irakut është sulmuar vazhdimisht nga kryengritësit sunitë, që bëjnë përpjekje të dobësojnë qeverinë e udhëhequr nga shiitët.

Mbi 1,500 njerëz raportohet të jenë vrarë këtë vit në Irak, shumica në sulme që lidhen me konfliktin sektar.
XS
SM
MD
LG