Ndërlidhjet

Irani ka plotësuar kriteret e marrëveshjes bërthamore


Selia e ANEB-it në Vjenë
Selia e ANEB-it në Vjenë
Irani ka reduktuar stoqet e uraniumit të pasuruar në nivele të larta dhe nuk ka nisur ndërtimin e reaktorit të diskutueshëm Arak, ka thënë të enjten Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Raporti lë të kuptohet se Irani ka përmbushur angazhimet e marra me marrëveshjen e përkohshme të 24 nëntorit, të arritur me fuqitë botërore.

Raporti është publikuar vetëm disa orë pasi Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Britania, Kina dhe Rusia, kanë mbaruar rrethin e parë të negociatave në Vjenë për një zgjidhje të përhershme të krizës me programin bërthamor iranian.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve është caktuar për 17 mars.
XS
SM
MD
LG