Ndërlidhjet

Ukrainë: U nënshkrua marrëveshja për ndaljen e krizës


Protestuesit antiqeveri sot në Kiev
Protestuesit antiqeveri sot në Kiev
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, dhe liderët opozitarë e kanë nënshkruar marrëveshjen, me të cilën synohet dalja e këtij vendi nga kriza e rëndë politike.

Më herët gjatë ditës, presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, e ka shpallur një marrëveshje për “ripërtritjen e qetësisë” dhe për përfundimin e krizës së përgjakshme politike në këtë vend, nga e cila janë vrarë dhjetëra vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

Në njoftimin në faqen e presidencës së Ukrainës në Internet, thuhet se do të mbahen zgjedhjet e parakoshme presidenciale, por nuk e ka specifikuar datën e mbajtjes.

Yanukovich, poashtu, tha se do ta filloj procesin e formimit të qeverisë së unitetit kombëtar dhe do të lëvizë kah kthimi në Kushtetutën e vitit 2004, që parasheh më pak autorizime për presidentin.
XS
SM
MD
LG