Ndërlidhjet

Shqipëria mbyll olimpiadën në Soçi


Soçi
Soçi
Skiatorja shqiptare në Soçi 2014, Suela Mëhilli, është skualifikuar në raundin e parë në disiplinën Slalom - gara e dytë e saj në këtë olimpiadë.

Siç raportojnë mediat në Tiranë, 20-vjeçarja ka përfunduar garën në raundin e parë, por në përfundim të tij gjyqtarët kanë vërejtur se shqiptarja ka bërë gabim teknik në portën 4 dhe e kanë skualifikuar atë.

Para disa ditësh, Mëhilli ka garuar në disiplinën Slalom gjigant dhe është renditur në vendin e 60­-të.
XS
SM
MD
LG