Ndërlidhjet

SHBA mirëpret marrëveshjen në Ukrainë


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur marrëveshjen e Qeverisë dhe opozitës ukrainase, e cila synon t’i japë fund krizës së përgjakshme politike në këtë vend.

“Tani, fokusi duhet të jetë në zbatimin e marrëveshjes, që ne do ta monitorojmë nga afër”, ka thënë zëdhënësi Jay Carney.

Administrata amerikane ka nisur të përgatisë sanksione kundër autoriteteve të Ukrainës, pas vrasjes së dhjetëra njerëzve këtë javë, në rrugët e Kievit.

Shtëpia e Bardhë ka përsëritur se përgjegjësit për dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi.
XS
SM
MD
LG