Ndërlidhjet

Rakiq pret fitore në rrethin e parë


Ilustrim
Ilustrim
Kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore, nga radhët e Iniciativës Qytetare Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se pret fitore në zgjedhjet e së dielës, edhe atë në rrethin e parë.

Siç raporton B92, Rakiq ka thënë se pret që Mitrovica, të dielën, të fitojë “kryetarin serb”.

“Pres që Mitrovica, të dielën, të fitojë një serb për kryetar; të kapërcejmë këtë boshllëk që është krijiuar dhe menjeherë të nisim me themelimin e Asociacionit të komunave serbe, i cili është çelësi i mbijetesës së serbëve në këtë hapësirë”, ka thënë Rakiq.

Zgjedhjet lokale në këtë komunë përsëriten më 23 shkurt, pasi kryetari i zgjedhur vitin e kaluar, Kërstimir Pantiq, ka refuzuar të bëjë betimin sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG