Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze vret nëntë miliantë


Ilustrim
Ilustrim
Forcat pakistaneze të sigurisë thonë se gjatë një sulmi ajror kundër një kompleksi militantësh, janë vrarë nëntë veta.

Sulmi thuhet se ka ndodhur të shtunën mbrëmanë veri-lindje të shtetit, ndërsa për cak kishte një kamp trajnimi në fshatin Thal të qarkut Hangu.

Hangu gjendet në kufi me rajonin tribal Orakzai, ku talibanët dhe militantët e tjerë të lidhur me Al-Kaidan, kanë një prani të fuqishme.

Ky është sulmi i tretë i kësaj natyre në ditët e fundit, i kryer me helikopter ushtarak.

Më herët gjatë javës, aeroplanët ushtarak kanë vrarë të paktën 35 talebanë gjatë sulmeve të koordinuara me trupa tokësore.

Sulmet vijnë pas pezullimit të negociatave paqësore ndërmjet të qeverisë dhe talibanëve të Pakistanit në fillim të javës.
XS
SM
MD
LG