Ndërlidhjet

Obama e Putin flasin për Sirinë, Ukrainën, Iranin


Ilustrim
Ilustrim
Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë biseduar të premten mbrëma në telefon lidhur me situatën në Lindjen e Mesme – përfshirë luftën në Siri dhe negociatat ndërkombëtare me Teheranin rreth programit nuklear iranian.

Ishte presidenti amerikan Barack Obama ai i cili mori në telefon homologun rus Putin, ndërsa kanë biseduar edhe për krizën në Ukrainë.

Një komunikatë për shtyp e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thotë se dy liderët kanë fol rreth përpjekjeve për të shtyrë përpara zgjidhjen politike në Siri, dhe dështimin e bisedimeve paqësore në Gjenevë.

Washigtoni zyrtar njofton se Obama dhe Putin po ashtu kanë biseduar rreth nevojës që regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad t’i përmbahet përkushtimit të dhënë për eliminimin e arsenalit kimik.

Lidhur me Iranin, presidenti amerikan dhe ai rus, kanë diskutuar rreth bashkëpunimit në procesin negociator bërthamor.
XS
SM
MD
LG