Ndërlidhjet

Qeveria serbe akuzon policinë e Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën ka akuzuar të shtunën policinë e Kosovës për diskriminim, pasi pretendon se forcat e rendit i ndaluan pelegrinëve serb që të vizitojnë varrezat në Gjakovë.

Sipas tyre një grup i serbëve të shpërngulur kishin shprehur dëshirë që të vizitojnë varret e familjarëve të tyre, ndërsa policia e Kosovës ua ka ndaluar këtë gjë.

“Serbëve në Kosovë, për të satën herë u kufizohet liria e lëvizjes, u ndalohet që të vizitojnë varrezat dhe shtëpitë e tyre”, citon agjencia Beta komunikatën e qeverisë serbe.

Zyra për Kosovën e qeverisë së Serbisë, thuhet se i ka bërë apel bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë për këtë incident, dhe t’i krijoj kushtet për lirinë e lëvizjes së serbëve.

“Serbët janë sot i vetmi popull në Evropë, i cili nuk mund t’i vizitojë varrezat dhe kishat e veta. Derisa kjo praktikë të mos ndërpritet, në Kosovë nuk do të ketë kushte për një jetë të përbashkët dhe pajtim, për të cilën gjë qeveria e Serbisë po preokupohet”, thuhet në këtë komunikatë.

Një grup prej rreth 120 pelegrinë, që thonë se janë të zhvendosur nga Gjakova, sipas medieve serbe, thuhet se kanë kërkuar siguri nga policia e Kosovës për t’i përcjell gjatë vizitës në Gjakovë.

Sipas agjencisë beta, policia e Kosovës ka refuzuar këtë detyrë.

“Jemi rreth 120 veta, dhe gjendemi në Kosovë, dhe po udhëtojmë në drejtim të Manastirit të Deçanit, edhe pse jemi lajmëruar mbrëmë se as policia e Kosovës, as KFOR-i dhe as EULEX-i, nuk mund të na garantojnë siguri”, citon beta, udhëheqësin e këtij asociacionit të shpërngulurisht nga Gjakova, Gjokica Stanojeviq.
XS
SM
MD
LG