Ndërlidhjet

Kamikazi vret dy ushtarë, lëndon pesë civilë në Liban


Ilustrim
Ilustrim
Një sulmes vetëvrasës ka hedh vetën në erë në afërsi të një postblloku të ushtrisë libaneze, duke vrarë kështu dy ushtarë, njoftojnë mediet lokale.

Incidenti ka ndodhur në veri-lindje të Libanit, kurse nga shpërthimi janë lënduar edhe pesë civilë të tjerë.

Sipas policisë, sulmi ka ngjarë në një lagje që shërben si bastion i militantëve shiitë të Hezbollahut, në rajonin Hermel.

Një oficer ushtarak ka thënë për mediet ndërkombëtare se sulmuesi vetëvrasës ka hedh vetën ne erë, pasi ushtarët kërkuan që t’ia bastisin makinën.
XS
SM
MD
LG