Ndërlidhjet

Rusia ShBA-së: Marrëveshja e Ukrainës është në rrezik


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov i ka thënë Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry të shtunën se marrëveshja paqësore e nënshkruar të premten në Kiev, është “degraduar shumë nga paaftësia e forcave opozitare ose mungesa e dëshirës së tyre” për ta respektuar këtë pakt, njoftoi ministria.

“Grupet ilegale ekstremiste po refuzojnë që të çarmatosen dhe në fakt e kanë marr Kievin nën kontroll, dhe atë me pëlqimin e liderëve opozitar”, i ka thënë Lavrov sekretarit Kerry gjatë një bisede telefonike.

Sipas një komunikate nga zyra e tij në Moskë, thuhet se Lavrov “i ka sjell në kujtesë” Kerryt se presidentin Vlladimir Putin i ka bërë thirrje presidentit Barack Obama që të “përdor çdo mundësi për të ndal veprimet ilegale të radikalëve”.

Njoftimi i ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë thotë po ashtu se Putin i ka thënë Obamas se gjendja në Kiev duhet “të kthehet [zgjidhet] përmes kanaleve kushtetuese”.

Putin dhe Obama kanë biseduar të premten në telefon, mirëpo këto detaje të nxjerra në opinion të shtunën nga ministria e jashtme ruse, nuk kanë qënë të ditura për publikun.
XS
SM
MD
LG