Ndërlidhjet

Nis ceremonia mbyllëse e lojërave në Sochi


Ilustrim
Ilustrim
Ka nisur të dielën mbrëma ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi, të cilat po mbahen nën moton “refleksione nga Rusia”.

Një kor i përbërë prej 1 mijë fëmijëve, solistëve nga teatri i baletit Bolshoi dhe Mariisnkym parada e atletëve, dhe dorëzimi i ceremonisë për mikpritësin e lojërave të 2018-së, Pyeongchang, ishin temat kryesore gjatë dy orëve të “udhëtimit magjik në rrënjët e kulturës ruse” që u mbajt në stadiumin Fisht.

Tani organizatorët po presin me padurim verdiktin përfundimtar të presidentit të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, rreth lojërave të para olimpike dimërore në Rusi.

Këto lojëra ndërkaq janë vlerësuar gjerësisht, mirëpo edhe janë kritikuar për shkak të kostos tepër të lartë dhe çështjeve që ndërlidhen me të drejtat e homoseksualëve.

Bach po ashtu do të mbyll edhe zyrtarisht këto lojëra.

“Vendosëm që këtë herë, hapja e lojërave të jetë disi një shpërthim i madh, kurse ceremonia e mbylljes të jetë më shumë përtokë, përgjatë një avenuje artistike”, ka thënë drejtori artistik Konstantin Ernst.
XS
SM
MD
LG