Ndërlidhjet

ShBA kërkon ekstradimin e narko-bosit Guzman


Ilustrim
Ilustrim
Prokurorët federal në New York-ut po planifikojnë që të kërkojnë ekstradimin e njërit prej njerëzve më të kërkuar në Meksiko, bosin e karteleve të drogës atje Joaquin “Shkurtabiqi” Guzman, njoftoi të dielën zyra e prokurorit të shtetit amerikan.

Guzman është arrestuar të shtunën në Meksiko me ndihmën e agjencisë amerikane për Sigurinë Kombëtare.

Ai është për një kohë të gjatë në arrati, ndërsa njihet si njëri prej njerëzve më brutal të nëntokës meksikane, dhe udhëheqa i kartelit të drogës ‘Sinaloa’.

Zëdhënësi i prokurorit të shtetit në Brooklyn, Robert Nardoza, tha se zyra e tij e ka në plan që të kërkoj ekstradimin e Guzman pasi i njëjti dyshohet për veprimtari të shumta ilegale në ShBA.
XS
SM
MD
LG