Ndërlidhjet

Obama fton Abbas në Washington


Palestinë - Fotografi nga takimi i fundit i presidentit amerikan Barack Obama presidentit palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah, 21 mars, 2013 (Ilustrim)
Palestinë - Fotografi nga takimi i fundit i presidentit amerikan Barack Obama presidentit palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah, 21 mars, 2013 (Ilustrim)
Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas është ftuar në Washington për t’u takuar me presidentin Barack Obama, njoftojnë të hënën autoritetet palestineze.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat i ka thënë radios Zëri i Palestinës, se sekretari amerikan i shtetit John Kerry e ka përcjell këtë ftesë gjatë takimit që zhvilloi javën e shkuar në Paris me Abbas.

Data e vizitës ende nuk është konfirmuar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu pritet po ashtu të vizitojë Washingtonin javën e ardhshme, ku në agjendë ka edhe një takim me presidentin Obama.

Erekat tha se nuk ka një plan për një takim të tillë trilateral në Washington.

Zyrtari palestinez gjendet momentalisht në Moskë, ku është duke diskutuar me autoritetet ruse rreth zhvillimeve të fundit të negociatave paqësore mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Kerry ka bërë 10 turne në Lindjen e Mesme, në saje të përpjekjeve të tij për të nxjerr një marrëveshje paqësore për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit.

Për herë të fundit Abbas është ftuar që të vizitojë Washingtonin më 2010.
XS
SM
MD
LG