Ndërlidhjet

Vazhdon rrënimi i busteve të Leninit në Ukrainë


Para dhe pas rrënimit të busit të Leninit në Kiev (Ilustrim)
Para dhe pas rrënimit të busit të Leninit në Kiev (Ilustrim)
Edhe më shumë buste të liderit bolshevik Vlladimir Lenin po rrënohen në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Raportet e publikuara nga mediet të hënën tregojnë se të paktën tetë buste të tilla janë rrëzuar në rajonin Poltava.

Të dielën ndërkaq, protestuesit pro-rus kanë formuar një muri të gjallë për të mbrojtur monumentin e Leninit në qytetet lindore Donetsk dhe Kharkiv.

Kurse të shtunën, busti i Leninit në Krimea është rrënuar, dhe i njëjti u bë copë-copë.

Dhjetëra monumente të tilla, që shihen nga ukrainasit si simbol i dominimit sovjetik, janë përmbysur gjatë revolucionit anti-qeveritar i cili shpërtheu tre muaj më parë.

Busti i parë i Leninit që është rrënuar, ishte ai në Kiev gjatë protestave të 8 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG