Ndërlidhjet

Arrestohen afro 200 protestues në Moskë


Ilustrim
Ilustrim
Policia ruse ka arrestuar në Moskë, afro 200 persona që po protestonin jashtë një gjykate, në përkrahje të tetë të dyshuarve të cilët po gjykohen për rolin e tyre në protestat e majit të vitit 2012.

Lideri i opozitës Aleksei Navalny dhe dy anetarë të punk bandit Pussy Riot janë në mesin e të personave të ndaluar nga policia.

Demonstratat u bënë në kohën kur gjykata po ju ulte dënimin me burg shtatë të akuzuarve.

Ata ishin pjesë e protestës së zhvilluar në Sheshin Bolotnaja, kundër presidentit Vlladimir Putin, e cila përfundoi më pas në përleshje të dhunshme me policinë.

Mbështetësit e tyre thonë se akuzat ishin të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG