Ndërlidhjet

Menaxhimi i dobët, fajtor për rrjedhjet në bërthamoret japoneze


Ilustrim
Ilustrim
Rregullatori nuklear i Japonisë thotë se menaxhimi i dobët është fajtor për rrjedhjet toksike nga centrali bërthamor Fukushima në ujërat e oqeanit, raportojnë mediet lokale të martën.

Operatori i këtyre centraleve, Kompania Energjetike e Tokios (TEPCO), është kritikuar për menaxhim të pamjaftueshëm të krizës, pasi kanë rrjedh mbi 100 tonë ujë toksik që përmbanin nivel të lartë të materialit radioaktiv.

Rrjedhja thuhet se ndodhur nga tanket e centralit bërthamor Fukushima Daiichi javën e shkuar.

Zyrtarët e TEPCO-së pranuan se punëtorët e tyre në dhomën kontrolluese, nuk kanë reaguar me kohë, andaj edhe është shkaktuar kjo rrjedhje.

Kjo është rrjedhja e dytë e madhe e ujërave toksike nga Fukushima.

Në gusht të vitit të kaluar rreth 300 tonë ujëra toksike ishin derdhur në oqean pas rrjedhjeve nga një rezervoar.

Fukushima u dëmtua pas tërmetit dhe tsunamit që pasoi në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG