Ndërlidhjet

Rusia: Mos e detyroni Ukrainën të zgjedhë Rusi apo Perëndim


Ilustrim
Ilustrim
Ukraina nuk duhet të detyrohet të zgjedhjet ndërmjet të lidhjeve me të ngushta mes Rusisë dhe Perëndimit, ka thënë të martën shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

“Është e rrezikshme dhe kundërproduktive që të detyrohet Ukraina të zgjedhë në parimin se: ‘Jeni me ne, apo kundër nesh”, ka thënë Lavrov gjatë një konference për shtyp në Luksemburg.

Ministri i Jashtëm rus është takuar të martën në Luksemburg me homologun e tij Jean Asselborn.

Ky është paralajmërimi i fundit i Moskës zyrtare që i dërgoi Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat, sipas politikës së jashtme ruse, po mundohen që të definojnë të ardhmen e këtij shtetit të dikurshëm sovjetik.
XS
SM
MD
LG