Ndërlidhjet

Kosovë: Hoxhaj angazhohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot e ka filluar një vizitë në Strasburg, me ç’rast do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë kuadër, zoti Hoxhaj është takuar me sekretarin e përgjithshëm të këtij këshilli, Thorbjorn Jagland, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë dhe përparimet në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe për progresin e arritur në dialogun me Serbinë.

Mëtutje, siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, zoti Hoxhaj i ka theksuar synimet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës e kanë njohur Kosovën”, tha ministri Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG