Ndërlidhjet

Protesta rivale në Krime


Krime
Krime
Grupe rivale protestuesish janë mbledhur jashtë parlamentit të Krimesë.

Qindra aktivistë pro-rusë janë duke protestuar kundër qeverisë së re të Ukrainës, e cila ka ardhur në pushtet pas protestave antiqeveritare që kanë rrëzuar presidentin Viktor Yanukovych, të shtunën.

Protestuesit kërkojnë rikthim në Kushtetutën e Krimesë të vitit 1992, e cila i ka dhënë gadishullit më shumë autonomi.

Në protesta janë ngritur edhe qindra tatarë të Krimesë që mbështesin udhëheqjen e re në Kiev dhe kundërshtojnë ndarjen e mundshme të Krimesë nga Ukraina.

Parlamenti i Krimesë pritet të diskutojë sot krizën në një seancë të jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG