Ndërlidhjet

Vuçiq: Asociacioni serb, brenda një muaji


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfaqur shpresën se Asociacioni i komunave serbe në Kosovë do të formohet brenda një muaji.

Duke folur për gazetarët në Beograd, ai ka thënë se Serbia do të ketë bisedime me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, si dhe diskutime të brendshme.

“Mos më kapni për fjalë, por pres që brenda një muaji ta kryejmë këtë punë, pasi janë zgjidhur të gjitha pengesat formale”, ka thënë Vuçiq, raporton Beta.
XS
SM
MD
LG