Ndërlidhjet

Rasmussen: Të respektohet integriteti i Ukrainës


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se të gjitha vendet duhet të respektojnë integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne e marrim si fakt të kryer që të gjitha vendet të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe ky është një mesazh të cilin ua dërgojmë të gjithve”, ka thënë Rasmussen, duke mos përmendur Rusinë në mënyrë të veçantë.

Ai ka thënë se varet nga Kievi nëse do të bëhet anëtar i NATO-s, por ka shtuar se vendimi nga samiti i aleancës në Bukuresht, më 2008, që Ukraina mund t’i bashkohet organizatës, vazhdon të mbetet në fuqi.

Rasmussen, megjithatë, ka theksuar se kjo nuk është çështja më urgjente për Ukrainën.
XS
SM
MD
LG