Ndërlidhjet

Rakiq do të nënshkruajë dokumentet me simbole të Kosovës


Mitrovicë
Mitrovicë
Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka thënë se do të nënshkruajë dokumentet për marrjen e përgjegjësive, të cilat, për shkak të simboleve të shtetit të Kosovës, i ka refuzuar paraardhësi i tij, Kërstimir Pantiq.

“Zbatojmë Marrëveshjen e Brukselit. Mënyra e nënshkrimit është dakorduar paraprakisht. Dokumentet janë neutrale ndaj statusit”, ka thënë Rakiq për mediat serbe.

Sipas tij, në ndërtesën e komunës së Mitrovicës veriore do të jetë flamuri i Serbisë ose asnjë tjetër, ndërsa në tabelën e saj do të jetë mbishkrimi “Komuna e Veriut të Mitrovicës së Kosovës”.

Rakiq ka fituar zgjedhjet që janë mbajtur të dielën në këtë komunë.
XS
SM
MD
LG