Ndërlidhjet

BE-ja fton Rusinë të jetën konstruktive karshi Ukrainës


Ukrainë - Aktivistët pro-evropian përleshen me aktivistët pro-rus para parlamentit krahinor të Krimeas, në Simferopol, 26 shkurt, 2014
Ukrainë - Aktivistët pro-evropian përleshen me aktivistët pro-rus para parlamentit krahinor të Krimeas, në Simferopol, 26 shkurt, 2014
Rusia duhet të luaj një rol “konstruktiv” dhe të rreshtohet pas përpjekjeve ndërkombëtare që Ukraina të kthehet në këmbët e veta, ka thënë të martën një zyrtar i lartë evropiane.

“Ukraina ka nevojë për Rusinë, dhe Rusia ka nevojë për Ukrainën”, ka thënë komisioneri evropian për zgjerim dhe politikat e fqinjësisë së mirë Stefan Fuele.

Ai u drejtua sot deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, ku tha se Rusia nuk do të përfitojë nëse Ukraina copëtohet.

“Rusia vetëm sa përfiton nga suksesi i Ukrainës, ndërsa rrezikon të humb shumë nëse Ukraina bie”, ka nënvizuar Fuele.

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen po ashtu ka komentuar sot për rolin e Rusisë në krizën e Ukrainës.

Gjatë takimit që zhvilluan ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-së, ministrja gjermane tha se “pa Rusinë, nuk mund të ketë zgjidhje në Ukrainë”.
XS
SM
MD
LG