Ndërlidhjet

Parlamenti ukrainas voton sot qeverinë e re


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti i Ukrainës pritet të votoj sot që Arseniy Yatstenyuk të udhëheq qeverinë e re deri në zgjedhjet e parakohshme presidenciale më 15 maj.

Yatsenyuk është një prej figurave kyçe të protestave në Kiev, të cilat çuan në përmbysjen e presidentit Viktor Yanukovych.

39 vjeçi Yatsenyuk, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit janë emëruar nga liderët e protestave pro-evropiane të mërkurën mbrëma, të cilët u paraqitën në podium nga baza e protestave në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Këto zhvillime politike në Kiev vijnë pasi Rusia thirri një manovër ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se ushtrimet nuk janë “për asgjë” të ndërlidhura me ngjarjet në Kiev.

Manovrat ruse megjithatë janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka thënë se çfarëdo ndërhyrje ushtarake në Ukrainë do të ishte “një gabim i madh”.
XS
SM
MD
LG