Ndërlidhjet

Kashmir: Ushtari indian vret pesë kolegë, dhe vetvritet


Ilustrim
Ilustrim
Një ushtarë indian ka vrarë pesë kolegë para se t’ia kthej armën vetes dhe të vetvritet në një kamp në Kashmir, njoftoi policia të enjten.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natën në kampin ushtarak Safapora në porcionin e Kashmirit të cilin e administron India, bëjnë të ditur forcat e rendit.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Agjencia indiane e lajmeve IANS raporton se një zënkë që më pas u shndërrua në përleshje mes ushtarëve mund të ketë shkaktuar këtë gjakderdhje.

Mirëpo, medie të tjera lokale, duke cituar burimet e tyre thonë se pesë ushtarët ishin vrarë në barakat e tyre derisa ishin në gjumë.
XS
SM
MD
LG