Ndërlidhjet

Yanukovych bëhet i gjallë, i shkruan medieve ruse


Ilustrim
Ilustrim
Në një porosi me shkrim drejtuar popullit të Ukrainës, presidenti i përmbysur Viktor Yanukovych thotë se ai e konsideron veten ende si kreun legjitim të zgjedhur të shtetit.

Ai njofton se se i është kërkuar nga autoritetet ruse që të sigurojë veten nga veprimet e “ekstremistëve”.

Në porosinë, të cilën ia dërgoi agjencive ruse të lajmeve, Yanukovych thotë se vendimet e marra nga parlamenti i Ukrainës janë të jashtëligjshme.

Sipas tij, rajonet jugore dhe jug-perëndimore nuk do të pranojnë mungesën e ligjit në vend, “ku ministrat zgjidhen nga turma e mbledhur në një shesh”.

Yanukovych është përmbysur nga parlamenti i Ukrainës të shtunën e kaluar, pas tre muajsh protesta anti-qeveritare dhe trazirave të përgjakshme, që lanë të paktën 80 të vdekur.

Mediet ruse citojnë burimet e tyre se Moska është duke siguruar mirëqenien e Yanukovych-it brenda territorit rus.

Një portal rus raporton madje se Yanukovych gjendet në një sanatorium, në një paralagje të Moskës, mirëpo ky raport është hedhur poshtë nga zyrtarët në Kremlin.
XS
SM
MD
LG