Ndërlidhjet

Pheniani lanson raketa në det


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Veriut ka lansuar katër raketa të rrezes së shkurtër të cilat kanë përfunduar në bregun lindor të këtij shtetit, lajmëron ministria koreano-jugore e mbrojtjes.

Mediet në Korenë e Jugut, raportojnë se këto raketa janë lansuar të enjten mbrëma, sipas orës lokale.

Raketat kishin rreze të veprimit deri në 200 kilometra.

Edhe pse Koreja e veriut teston rregullisht raketa të tilla, ende nuk është e qartë nese incidenti i së enjtes ishte test apo jo.

Pheniani zyrtar ka protestuar më herët kundër ushtrimeve të përbashëta ushtarake ndërmjet të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, të cilat nisën këtë javë.
XS
SM
MD
LG