Ndërlidhjet

Yatsenyuk konfirmohet si kryeministër, kërkon unitet


Ilustrim
Ilustrim
Arseniy Yatsenyuk, njëri prej top prijësve të demonstratave anti-qeveritare në Ukrainë, është konfirmuar si kryeministër i ri i shtetit.

Parlamenti i Ukrainës e ka votuar me shumicë votash në seancën e së enjtes.

Duke iu adresuar ligjvënësve, Yatsenyuk ka paralajmëruar vendime “jopopullore” për të zgjidhur krizën ekonomike që ka kapluar Ukrainën.

Ai u zotua se do të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizimin Asociimit me Bashkimin Evropian, por edhe se Kievi dëshiron të ketë partneritet me Rusinë.

Yatsenyik tha se qeveria e tij do të ruaj unitetin territorial të Ukrainës, duke thënë se Krimea “është dhe do të mbetet pjesë e Ukrainës”.

Në Krimea ndërkaq, të enjten, një grup i armatosur ka marr në kontroll parlamentin rajonal dhe ndërtesat e qeverisë, duke ngritur në maje të tyre flamurin e Rusisë.
XS
SM
MD
LG