Ndërlidhjet

Yanukovych paralajmëron konferencë shtypi


Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Yanukovych, planifikon të mbajë një konferencë për media të premten, nga qyteti rus Rostov-on-Don.

Raportet citojnë “njerëz të afërt” me Yanukovychin.

Kjo do të ishte paraqitja e parë publike e Yanukovychit prejse ka lënë Kievin në fundjavë.

Në një deklaratë që u ka dërguar agjencive ruse, Yanukovych ka thënë se vazhdon ta konsiderojë veten president legjitim të Ukrainës dhe se vendimet e marra nga Parlamenti i Ukrainës kanë qenë jolegale.

Javën e kaluar, Parlamenti i ka marrë autoritetin Yanukovychit, ka emëruar një president të përkohshëm dhe ka lëshuar urdhërarrest për Yanukovychin.
XS
SM
MD
LG