Ndërlidhjet

Avakov: Pushtim ushtarak i aeroportit në Krime


Sevastopoll, Krime
Sevastopoll, Krime
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se ushtarë të ushtrisë ruse kanë bllokuar Aeroportin e Sevastopollit në Krime, ndërsa persona të armatosur janë duke patrulluar në një tjetër aeroport të kryeqytetit rajonal.

“Unë mund të them se ky është pushtim ushtarak dhe shkelje e dhunshme e të gjitha marrëveshjeve dhe normave ndërkombëtare”, ka shkruar Avakov në Facebook.

Rusia nuk ka bërë ndonjë koment,

Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë janë tensionuar pas përmbysjes së presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.

Ky i fundit pritet të dalë sot në konferencë për media nga një qytet i Rusisë.
XS
SM
MD
LG