Ndërlidhjet

Kundërshtari i Kremlinit në arrest shtëpiak


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny
Një gjykatë në Moskë ka vënë kritikun e zëshëm të Kremlinit, Aleksei Navalny, nën arrest shtëpiak për dy muaj.

Ai ndalohet të përdorë internetin dhe të flasë për mediat.

Gjykata ka justifikuar vendimin duke thënë se Navalny ka shkelur kushtet e vendimit të mëhershëm të gjykatës, sipas të cilit, atij nuk i është lejuar largimi nga Moska.

Navalny, bloger kundër korrupsionit dhe kundërshtar i presidentit Vladimir Putin, është duke shërbyer dënimin me kusht prej pesë vjetësh, pasi është shpallur fajtor për vjedhje.

Navalny thotë se dënimi është hakmarrje nga Kremlini.
XS
SM
MD
LG