Ndërlidhjet

Shqetësime për të drejtat e njeriut në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan ka shprehur shqetësimin e tij për të drejtat humane në vend pas tërheqjes së trupave të NATO-s.

Zëdhënësi i Komisionit, Rafiullah Beidar, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se situata me të drejtat do të përkeqësohet edhe më tej nëse nuk shkruhet marrëveshja për siguri midis Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

Kjo marrëveshje, e cila është në diskutim qysh në nëntor të vitit 2012, duhet të definojë bashkëpunimin midis Kabulit dhe Uashingtonit pas tërheqjes nga Afganistani të pjesës më të madhe të trupave ndërkombëtare, në fund të këtij viti.

Zyrtarët afganë dhe amerikanë vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të tejkaluar dallimet për një numër çështjesh.
XS
SM
MD
LG