Ndërlidhjet

Parubiy: Aeroportet në Krime – nën kontroll ukrainas


Personi i armatosur qëndron në hyrje të një aeroporti në rajonin e Krimesë
Personi i armatosur qëndron në hyrje të një aeroporti në rajonin e Krimesë
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Parubiy, thotë se të dy aeroportet në Krime janë “faktikisht” nën kontrollin ukrainas, përkundër përpjekjeve nga njerëz të armatosur për t’i okupuar ato gjatë ditës së sotme.

Zoti Parubiy tha se personat e armatosur kanë ngritur postblloqe jashtë aeroportit.

Ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, sot më herët ka thënë se aeroportet në Sebastopol, ku e ka bazën Flota e Detit të Zi e Rusisë, dhe në kryeqytetin rajonal, Simferopol, ishin nën kotroll të trupave të marinës ruse.

Parlamenti i Ukrainës ka kërkuar nga Moska, që t’i ndalë lëvizjet të cilat mund ta shkatërrojnë sovranitetin kombëtar të Ukrainës.

Flota e Detit të Zi e Rusisë i ka përgënjeshtruar raportet se trupat e saj kishin lëvizur brenda në aeroport, ndërsa Ministria e jashtme e Rusisë tha se zhvillimet në Krime i konsideron pasojë e dallimeve të brendshme politike.

Tensionet në Krime, që ka popullatë shumicë etnike ruse, janë rritur prej përmbysjes së presidentit pro-rus, Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG